Store:
Restorant Antigonea
Location:
Contact vendor

Contact

Restorant Antigonea ndodhet në qender të qytetit të Përmetit. Aty shërbehen recetat e traditës familjare përmetare të rizbuluara nga mjeshtri i kuzhinës Z. Urim Jace, duke e bërë kuzhinën autentike dhe të pazëvëndësueshme. Me një eksperiencë 35 vjeçare dhe falë produkteve të përzgjedhura nga fermerët e zonës, do të ndjeni kontrastet dhe shijet unike të cilësisë më të lartë.
Nga menuja tepër e pasur mund të shijoni gatime me shpendë të egër, pastërma, kolloface apo salcën e shakullit, rakitë artizanale me fruta dhe sigurisht nuk mungojnë glikotë e zonjës së shtëpisë.
Z. Urim, anëtar i Aleances Slow Food te Kuzhinjerëve në Shqipëri, ka prezantuar qytetin e Përmetit me gatimet tradicionale në evente kombëtare dhe ndërkombëtare.

Contact info
Rruga Mentor Xhemali, 10 Permet, Gjirokaster, 6401 Albania Përmet, 6401 Albania
+355(684)051-373