Ne kemi eksperiencë 35 vjeçare
Restorant Antigonea ndodhet në qender të qytetit të Përmetit. Aty shërbehen recetat e traditës familjare përmetare të rizbuluara nga mjeshtri i kuzhinës Z. Urim Jace, duke e bërë kuzhinën autentike dhe të pazëvëndësueshme.
Nga menuja tepër e pasur mund të shijoni gatime me shpendë të egër, pastërma, kolloface apo salcën e shakullit, rakitë artizanale me fruta dhe sigurisht nuk mungojnë glikotë e zonjës së shtëpisë.
Ushqimi më i mirë në qytet ju pret!
Z. Urim, anëtar i Aleances Slow Food te Kuzhinjerëve në Shqipëri, ka prezantuar qytetin e Përmetit me gatimet tradicionale në evente kombëtare dhe ndërkombëtare.
Me një eksperiencë 35 vjeçare dhe falë produkteve të përzgjedhura nga fermerët e zonës, do të ndjeni kontrastet dhe shijet unike të cilësisë më të lartë.
Pse duhet të zgjidhni restorantin tonë
Shefi më i mirë
Kuzhina tradicionale
Ambient i bukur
Tavolina fine